Feb 15, 2023
 in 
Flokë

Si të kujdesesh për flokët pas dekolorimit

P

othuajse shumica e vajzave që kthehen në bjonde, janë të detyruara të dekolorojnë flokët.Të rralla janë rastet kur floku juaj shkon në tonalitet e bjondes vetëm me anë të bojës.

Aq sa të bukura janë flokët bjondë pas dekolorimit, aq edhe të dëmtuara mund të jenë ato.  Dekoloranti përmban shumë kimikate që shkatërrojnë flokun.

Ngjyra juaj mund të ketë dalë perfekte, tani është rradha juaj të përkujdeseni për floket.

Ja disa këshilla të rëndësishme si mund ta riktheni flokun tuaj të shëndetshëm.

Pini shumë ujë: Dekolorimi i flokëve mund të ketë tharë flokët dhe lëkurën e kokës, kështu që është e rëndësishme të pini shumë ujë për të ndihmuar në hidratim.

Përdorni produkte cilësorë me bazë uji:  Përdorni shampo, balsam dhe maskë floku me bazë uji për të ndihmuar në hidratim. Shmangni produktet me alkool dhe paraben sepse floku juaj është tashmë i thatë, nuk do të deshironte më shumë thatësi.

Bëni shpesh masazh flokut: Përdorni një produkt për tëmasazhuar skalpin tuaj që të ndihmojë në stimulimin e qarkullimit tëgjakut dhe për të ndihmuar në rritjen e flokëve.

Përdorni produkte me keratinë: Përdorni produkte të forta me keratinë për të ndihmuar në ripërtëritjen e flokëve dhe për të ndihmuar në qëndrueshmërinë e tyre.

Evitoni daljen në diell: Evitoni daljen në diell pa mbrojtje për flokët tuaj sepse kështu do të shmangni dëmtimin e mëtejshëm nga dielli.

Bëni shpesh maska në kushtë shtëpie në mënyrë periodike. Vetëm kështu do të shihni rezultat.

Përdorni edhe vitamina nëse dëmtimi ka qënë shumë i rëndë nga dekoloranti.

Hani shëndetshëm!

Pwrdorni lidhwse floku prej sateni.

Këto janë disa nga këshillat më të rëndësishme për të kujdesur për flokët tuaj pas dekolorimit. Sigurohuni që të konsultoheni me parukierë profesionstë për të marrë rekomandimet më të mira për flokët tuaj pasi ndonjëherë flokët janë vetë shumë të dobët sa nuk e përballojnë dot fare dekolorim.

Klikoni linkun per te lexuar disa keshilla se si mund ti rrisni floket tuaj me shpejt.