Jul 25, 2022
 in 
Flokë

Si të mbrojmë flokët gjatë verës?

V

era është padyshim një stinë plot me gjëra të bukura. Ditë të gjata plot diell, plazh, pishina, pushime. Ama bashkë me diellin, shtohet edhe nevoja për t’u kujdesur më shumë për lëkurën, për flokët dhe për shëndetin në tërësi. Në fakt ashtu siç lëkura dëmtohet nga dielli , po ashtu edhe floku ynë dëmtohet.

Për këtë arsye ne po ju japim disa këshilla se si të kujdesemi për flokët këtë verë:



1. Fillojeni verën me një prerje flokësh:

Po, është e rëndësishmë që përpara stinës së nxehtë ,flokët të pastrohen nga majat e dyfishta dhe nga floku i dëmtuar. Kjo në fakt u jep më shumw shëndet flokëve. Mund të duhet edhe një prerje tjetër në mes të sezonit, por fillojeni njëherë me këtë.



2. Përdorni produkte mbrojtëse ndaj rrezeve:

Ashtu siç aplikoni SPF në fytyrë, sigurohuni të zotëroni të paktën një produkt për flokët që t’ju mbrojë nga rrezet UV, dhe ta përdorni në mënyrë të përditshme, sidomos nëse do kaloni një kohë të gjatë jashtë.

3. Trajtoni flokun gjatë larjes

Përpiqu t’i trajoni flokët me produkte specifike për llojin e flokut tuaj, në mënyrë që ato të jenë sa me të ushqyera dhe hidratuara. Në këtë mënyrë flokët do jenë më të sigurta ndaj ekspozimeve në diell.

4. Shmangni pajisjet e nxehta mbi flokun

E dimë që është shumë e vështirë të qëndroni larg pjastërit , sidomos kur keni flokë problematikë, por sidomos në një stinë ku mbizotëron nxehtësia, është torturuese për flokët që të dëmtohen edhe nga pajisjet e nxehta.

Përpiquni t’i shmangni sa të jetë e mundur, në mënyrë që t’i ruani flokët.

5. Përdor aksesorë të ndryshëm

Vera shquhet për aksesorët e flokëve, si kapelet, shamitë e ndryshme, të cilat shërbejnë edhe si mbulues për flokët, gjë që i ndihmon ato të mbrohen nga rrezet e diellit.

6. Gërshetat

Gërshetat e ç’rregullta janë ideale për të mbrojtur flokët në verë. Nuk këshillohet që flokët të shtrëngohen gjatë stilimit , prandaj kjo ësht një mënyrë shumë e mire për të ruajtur ato nga dëmtimi.

7. Përdorni vajra

Vaji i ullirit, i kokosit dhe i avokados janë vajra shumë të efektshëm kur vjen puna tek flokët , sidomos gjatë verës. Prandaj kur bëni dush, përpara se të vendosni balsamin, masazhojini njëherë njërin nga këta vajra, në mënyrë që floku të ushqehet plotësisht.

8. Lani më rrallë flokun

Gjatë veres e ndjejmë shumë të nevojshme të lajmë flokët shpesh pasi na mbushen me rërë, apo sepse vajisen shpejt. Por gjithashtu nuk rekomandohet që floku të lahet çdo ditë pasi kjo dëmton skalpin e kokës. Prandaj është e rekomandueshme që gjatë këtyre ditëve të përpiqemi të lajmë kokën vetëm me ujë të rrjedhshëm, pra pa shampo. Dhe mund të përdorim shampo të thata nëse floku ynë nuk është pastruar plotësisht.

Këto janë disa këshilla që ndihmojnë në mbrojten e flokut gjatë verës, dhe shpresojmë që t’ju vijnë në ndihmë sadopak.