ju ka ndodhur ndonjëherë që të keni ndërhyrë në vetulla duke i lyer me bojë ose gjatë procesit të laminimit dhe rezultati nuk është ai që keni pritur? Kjo sepse ngjyra ju ka dalë më tepër e errët seç duhet dhe nuk përputhej me tiparet tuaja.

Me siguri jeni ndjerë shumë keq dhe keni dashur menjëherë të zbehni ngjyrën e vetullave. Estetistët sugjerojnë një mënyrë praktike që mund ta kryeni lehtësisht në shtëpi.
Provoni këto dy mënyra:
1. Për të zbehur ngjyrën e vetullës, përdorni një pastrues grimi vajor (ose me bazë silikoni) dhe fshijeni lehtë me një pambuk. Nëse në pambuk ka mbetur ngjyrë kafe, jeni në rrugën e duhur. Kur të thahet, kjo metodë mund të zvogëlojë ngjyrën me të paktën një nuancë.

2. Nëse dëshironi ta largoni fare bojën nga vetullat, provoni këtë mënyrë. Merrni pak pastë dhëmbësh dhe hidheni mbi një pambuk të vogël. Filloni të fërkoni vetullat tuaja me të. Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta përpara se ta shpëlani me ujë. Kjo do të ndihmojë në zbehjen e ngjyrës së bojës në mënyrë që të ktheheni në nuancën tuaj natyrale.
.jpg)
Provojini dhe na thoni se cila funksionoi për ju.
Kliko linkun per te mesuar sesi mund te realizoni laminimin e vetullave vete ne shtepi.