Feb 8, 2023
 in 
Makeup

Si të zgjedhësh fondatinën perfekte për ty

F

ondatina është baza e një make up dhe duke qënë që çdo produkt do të qëndrojë mbi të, ajo duhet të jetë perfekte.

Por sa fondatina që konsiderohen të mira ose të shtrenjta keni blerë dhe nuk kanë funksionuar për ju?

Shumë! Kjo sepse jo çdo lëkurë është njëlloj, rrjedhimisht as fondatina nuk performon njëlloj.

Ja disa këshilla që duhet ti keni në mendje para se të shkoni të blini fondatinën e rradhës.

Më e rëndësishmja: Përcaktoni çfarë lloj lëkure keni.

Mund të keni lëkurë të yndyrshme, të thatë, mikse ose sensitive.  Kjo do ta bëjë më të lehtë gjetjen e fondatinës së duhur sepse nëse zgjdhni një fondatinë për lëkurë të thatë dhe ju vetë keni lëkurë të yndryshme kjo të dyfishonte sasinë e yndyrës në lëkurën tuaj.

Së dyti gjeni nuancën tuaj. Kjo do të bëjë fondatinën të përhapet lehtësisht në fytyrën tuaj dhe mos të bëj kontrast me qafën. Ndonjëherë funksionon shumë mirë dhe kombinimi i dy nuancave së bashku.

Së treti përcaktoni dhe tonalitetin e fytyrës suaj (undertone). Disa njerëz kanë tonalitet rozë disa të verdhë. Nëse keni një kombinim të të dyjave atëherë keni një tonalitet neutral.

Së katërti vendosni nëse doni të keni një efekt mat apo një efekt të shndrritshëm në fytyrë (glow). Kjo do të varet edhe nga tipi juaj i lëkurës.

Mundohuni që para se të zgjidhni cila do të jetë fondatina juaj të merrni testers që ti përdorni për disa ditë, në menyrë që të shihni sesi performon ajo në lëkurën tuaj. Gjithashtu nëse keni fytyrë problematike këshillohet një konsultë me dermatologun se çfarë përbërësish duhet të ketë kremi juaj pudër.

Nëse doni të informoheni mbi produktet që duhet të përdoni perpara fondatinës atëherë lexoni artikullin këtu