Jul 28, 2022
 in 
Produkte

Si të zgjedhim kremin nxirës?

S

igurisht që kremi nxirës nuk është i domosdoshëm të përdoret gjatë kohës që në jemi në diell, por është padyshim një mundësi e humbur nëse nuk e përdorim.

Nëse jeni duke ëndërruar për një lëkure ngjyrë çokollate, zgjidhni një krem nxirës. Ato përmbajnë komponime aktive si tirozina dhe derivatet e saj, të cilat ndikojnë në prodhimin e melaninës. Kjo, nga ana tjetër, rezulton nxirje  më të shpejtë të lëkurës pa pasur nevojë për ekspozim të gjatë në diell ose seanca të gjata solari. Kremërat përshpejtues të nxirjes zakonisht kanë një konsistencë të bardhë, kështu që nuk keni pse të shqetësoheni për njollat ose vijat.

Ju nevojitet një nxirës i cilësisë së lartë për të shmangur një rezultat me njolla ose ngjyrë portokalli. Sigurisht është shumë e rëndësishme që pasi të merrni kremin nxirës, të ndiqni instruksionet e duhura për përhapjen e këtij kremi.

Por si mund të zgjedhim një krem nxirës?

Në rradhë të parë, në bazë të sensivitetit të lëkurës tuaj. Nëse keni një lëkurë sensitive, është e rëndësishme të zgjidhni një produkt me bazë ujore. Por nëse keni përdorur një nxirës të caktuar më përpara dhe nuk keni pasur ndonjë problem, atëherë vahzdoni ta përdorni atë që keni përdorur.

Nëse keni lëkurë sensitive shmangni produktet që kanë nje efekt të vogël shpues. Këto produkte rrisin mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e qelizave të lëkurës për të prodhuar rezultate të nxirjes së thellë dhe të errët. Siç sugjeron edhe emri, këto produkte krijojnë një ndjesi të vogël shpimi gjilpërash. Ato janë të dizajnuara për nxirje të avancuara dhe jo për individë me lëkurë të ndjeshme. Ndonjëherë përdoruesit 'i përdorin ato vetëm për zona të vështira për t'u nxirë, siç janë këmbët.

Faktor tjetër në gjetjen e kremit tuaj perfekt për nxirje është qëllimi juaj se sa dëshironi të nxiheni. Jeni duke u nxirë për një rast të veçantë dhe keni nevojë për rezultate të menjëhershme? Apo nxiheni më rregullisht dhe thjesht keni nevojë për një produkt bazik por veçanërisht ushqyes?

Në fund të fundit, qëllimi juaj do të varet nga lloji i lëkurës që keni.