Jun 15, 2023
 in 
Estetikë

Si të zhdukni shenjat e akneve?

N

ëse keni kaluar një periudhë ku shumë akne kanë dalë në fytyrën tuaj dhe tashmë keni arritur ti hiqni qafe, atëherë urime! Ju keni fituar betejën e parë me aknet. Megjithatë  ato edhe pasi largohen lënë disa shenja në fytyrën tuaj të cilat janë aq të vështira për tu hequr. Plagët me gropa dhe njolla të hiperpigmentuara mund të qëndrojnë për muaj - madje edhe vite - por ka taktika që mund të përdorni për të qetësuar fytyrën tuaj dhe për ta kthyer në lëkurë të shndritshme dhe të njëtrajtshme. Ekspertët kanë folur dhe na kanë treguar më shumë për këto taktika.

Por çfarë janë shenjat e akneve?

Në  terma të përgjithësuar,ky emërtim mund të përdoret për t'iu referuar një morie shenjash të ndryshme që mund të lërë pas një shpërthim inflamacioni në fytyrë.  Ato mund të vijnë në forma të ndryshme: gropëza,shenja të kuqe, shenja të errëta,vrima. Jo të gjitha shenjat e akneve mund të trajtohen për tu zhdukur. Në rastet më të vështira lazeri është e vetmja mënyrë për ti hequr qafe.

Ka shumë trajtime për të ndihmuar në zbehjen e formave të ndryshme të shenjave të akneve – duke përfshirë lazerët dhe mikrodermabrasionin– por trajtimi i preferuar i momentit është mikrogjilpëra. I kryer nga një profesionist, mikrogjilpëra është ndoshta mënyra më e mirë për këto shenja dhe gjithashtu ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes. Procesi përfshin përdorimin e gjilpërave të vogla për të krijuar mikro-punksione në lëkurë, të cilat nisin rinovimin qelizor, duke rezultuar në prodhim më të madh të kolagjenit dhe elastinës.

Mjekët theksojnë se sa më herët të bëhet kjo aq më mirë do të jetë , pasi është shumë më sfiduese për të trajtuar plagët e vjetra në fytyrë.

Nëse plagët tuaja nuk janë të rënda, një peeling kimik mund të jetë një opsion i mirë. Për shenja aknesh më pak të dukshme, një trajtim klinik me një acid me pH të ulët do të bëjë një ndryshim të madh.

Për më tepër, piling në shtëpi kanë marrë shumë vëmendje gjatë vitet e fundit dhe tani ka shumë opsione të shkëlqyera që punojnë në rinovimine sipërfaqes së lëkurës, duke reduktuar thellësinë dhe intensitetin e shenjave të akneve. Për të trajtuar shenjat e akneve në shtëpi, përdorni një produkt që ofron eksfolim të butë kimik.

Kur bëhet fjalë për reduktimin e hiperpigmentimit të errët, vitamina C duhet të jetë një armë kyçe në arsenalin tuaj të kujdesit të lëkurës. Përfitimet e saj janë të pafundme, duke përfshirë rigjallërimin dhe shkëlqimin e lëkurës duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit të trupit tuaj. Jo vetëm që ndihmon në zbutjen dhe prishjen e pigmentimit që mund të keni tashmë, por gjithashtu parandalon formimin e njollave të errëta në të ardhmen.