orriku po bën pak ditë që ka trokitur duke sjellë me vete edhe temperaturat e larta. Ndërmjet ditëve të nxehta, dëshirës për pak plazh dhe përgjegjësive të përhershme a ju ka dalë ndopak koha të mendoni se si do ti bëni thonjtë këtë muaj?
.jpeg)
Epo lajmi i mirë është që jemi në stinën e verës ku imagjinata për të krijuar super modele nuk ka kufi. Ngjyrat janë të larmishme gjithashtu. Më poshtë do të gjeni disa super ide për takimin tuaj të rradhës te estetistja.

Një french shumëngjyrësh do tju tregojë shumë cool këtë verë. Dhe mund të kombinohet me çdo outfit. Mund të krijoni edhe ombre shumëngjyrëshe.


Thonjtë pasqyrë janë trend këtë vit dhe stina e verës nuk bën përjashtim.

Edhe ngjyra e bardhë është opsioni klasik që nuk del kurrë nga moda.

Me ngjyrën e detit mund të eskperimentoni aq shumë këto muaj. Mund të krijoni ombre, french apo efekt pasqyrë.


Në trendet e thonjve të verës nuk mund të mungojnë ngjyrat neon.


Roza e ndezur është ngjyra e vitit prandaj le ti japim vëmendjen që meriton.


Kombinimi bombë i kësaj vere do të jetë një miks midis portokallisë dhe çiklaminës.

Lejla pastel për ato vajza që duan të duken si ëmbëlsira.

Cilin model zgjodhët ju? Mos harroni të na dërgoni fotot tuaja.
Kliko linkun per te pare trendin e thonjve qe ka krijuar Jennifer Lopez kete vere.