Jul 12, 2022
 in 
Personazh

Si u prezantua Alketa Vejsiu në Sanremo?

E

ftuar për të prezantuar në naten e 3-të të Sanremos, Alketa  Vejsiu kishte përzgjedhur dy emra shumë të njohur të modës. Dolce&Gabbana dhe Valdrin Sahiti.

Ndryshe nga festivali i Rtsh-së ku ndërrimet qenë të shumta në Sanremo, ajo u ndërrua vetëm dy here. Te

Prezantimi i parë ishte fustani roze konfet , i derdhur dhe me nje jake V. I mbledhur në Bel dhe tek mëngët me nje shirit brilantesh që i jepnin shkëlqim dhe presence figurës.

Ndonse fustani ishte i Dolce&Gabbanes, tipologjia e tij ishte shumë e ngjashme me modelet që jemi mesuar të shohim në shqiperi, apo dasmat tradicinale.

Ndërsa veshja e dytë e krijuar nga Valdrin Sahiti, i jepte shumë hijeshi. Një model femeror dhe tepër elegant, e mbështillte Alketen duke rezaltuar format dhe elegancës. 

Fustani i kuq i linte hapsirën e duhur edhe madheshtisë së xherdanit, të zgjedhur nga Marka Damiani. 

Për sa i përket grimit, Alketa ia kishte besuar Erjones, grimieres se Class-it. Ajo kishte përdorur tonalitetet natyrale dhe intensifikim në pjesën e eyelinerit dhe qerpikeve. 

Për  pjesen e fytyres, kryefjala ishte shkëlqimi. Highlighteri dukej shume bukur dhe i jepte dritë Alketes në skenen madheshtire të Sanremos. 

Pavarsisht zgjedhjeve të look-ut që mund të pëlqehen apo jo, presenca e Alketes në ketë festival ishte një arritje shumë e bukur për të gjithë Shqiptaret dhe në veçanti për çdo femër që po punon për të realizuar një ëndërr