Apr 19, 2023
 in 
Personazh

Sipas grimierit te famshëm Ariel këto janë fondatinat më të mira.

A

Ariel Tejada është një nga grimierët më të njohur në showbizzin botëror. Ai u bë edhe më i dashur për publikun kur Kylie Jenner e konsideroi si make up artistin e saj.

Grimet e tij janë specifike dhe të apasionuarit pas make up ndjekin me vëmendje këshillat që ai nuk ngurron ti ndajë shpesh në rrjetet e tij sociale.

Në një intervistë së fundmi, Ariel u pyet për produktet e tij të preferuara për një grim perfekt. Kur i duhej të përzgjidhte fondatinat më të mira, ai veçoi tre të tilla.

Në vendin e tretë grimieri renditi Este Laudeer Double Wear Sheer Glow. Ariel shpjegoi se kjo fondatinë është e hollë dhe ndjehet si ujë në fytyrë. Gjithashtu i pëlqen shumë përfundimi me shkëlqim që ajo lë.

Në vendin e dytë ai caktoi Haus Labs Foundation, marka e këngëtares Lady Gaga. Ariel ndaloi gjatë këtu duke rendituar arsyet se pse kjo fondatinë konsiderohet shumë e mirë.

“Kushdo që e ka krijuar formulën e kësaj fondatinën, e ka ditur mirë çpo bënte. Ka të gjitha benefitet për kujdesin e lëkurës. Ka një formulim të hollë por gjithashtu ofron një mbulim të plotë. Fytyra ndihet si akulli.Është një mrekulli kjo fondatinë.”- përfundoi grimieri.

Në vendin e parë për të qëndron stoike Giorgio Armani Luminous Silk. Ariel nuk bëri shumë komente për të por tha thjesht se ky krem është obsesioni i tij së fundmi.

Po ju cilën prej këtyre keni provuar? Na tregoni eksperiencat tuaja me to.