Mar 21, 2023
 in 
Flokë

Skandali i Olaplex!

Q

ë kur Olaplex u lançua në treg, përshtypjet e konsumatorëve për të ishin të ndryshme.Disa e pëlqenin shumë sepse kishin parë rezultate të mira nga ky produkt, disa të tjerë u shprehën që nuk kishin parë asnjë ndryshim nga përdorimi i tyre.Madje as çmimi i tyre nuk justifikohej.

Por Olaplex vazhdoi rrugëtimin e tij duke u bërë faktor në shumë sallone bukurie.

Vitin e kaluar, publiku u shokua kur një lajm u përhap në media se Olaplex shkaktonte infertilitet. Akuzat ishin të forta por kompania i mohoi me fakte, duke treguar se kishin ndryshuar formulimin dhe e kishin hequr atë përbërës nga formula e produktit.

Nuk do të vazhdonte shumë dhe shpërtheu skandali i rradhës. Së fundmi, kompania e njohur e kujdesit të flokëve,Olaplex, është paditur nga 28 gra që pretendojnë se produktet e saj shkaktojnë rënie të flokëve. Padia thotë se Olaplex përdor kimikate të dëmshme që i lënë flokët në një gjendje të keqe.

Padia e paraqitur në një gjykatë në Kaliforni, pretendon se paditësit kanë humbur flokët e tyre në disa raste dhe duke lënë tullac në disa raste të tjera. Disa nga konsumatorët kanë përjetuar kruajtje ekstreme,skuqje, infeksione bakteriale, djegie, plagë të hapura dhe si rezultat kanë kaluar në depresion. Ata janë shprehur në dokumentet ligjore se produktet Olaplex përmbajnë lilial dhe panthenol komponime kimike që mund të çojnë në humbje të flokëve.

Paditësit po kërkojnë kolektivisht 75,000 dollarë si dëmshpërblim.

Olaplex i ka mohuar me forcë akuzat, duke këmbëngulur se linja e tyre nuk shkakton rënie të flokëve.

Kompania nga ana tjetër ka filluar mbrotjen e vetes duke treguar rezultatet e testeve që tregojnë se produktet janë të sigurta.

Përfaqësuesit e tyre janë shprehur:

“Ne jemi të përgatitur të mbrojmë me forcë kompaninë tonë, markën tonë dhe produktet tona kundër këtyre akuzave të pabaza.”

Gjithashtu ata nuk kanë hequr asnjë produkt nga tregu.

Klikoni linkun per te lexuar disa keshilla se si ti rrisni floket tuaj me shpejt.