ikayla Nogueira është një nga tiktokeret më të ndjekura momentalisht në të gjithë botën përsa i përket make up. Çdo produkt që ajo reklamon bëhet viral dhe ndjekësit ndjekin verbërisht këshillat e saj.

Këtë javë ajo ka qënë në qendër të vëmendjes në rrjet por kjo jo për mirë. Ajo që ka ndodhur ka tronditur fansat e saj dhe u quajt si një nga gënjeshtrat më të mëdhaja për të reklamuar një produkt.
Gjithçka nisi kur Mikayla bëri një video ku jepte përshtypjet e saj për rimelin e ri te Loreal Telescopic Lift. Ajo pretendonte se rimeli kishte nje formulë aq të mirë sa me një aplikim krijonte super volum dhe i bënte qerpikët të dukeshin shumë të gjatë. Deri këtu gjithcka ok. Çdo influencer kur merr përsipër promovimin e një produkti mundohet të nxjerrë anët më të mira të tij.

Por problemi qëndron te mënyra se si ajo e vërtetoi efektin e rimelit.
Mikayla e aplikoi atë njëherë dhe dukej si një rezultat normal që çdo rimel mund ta ketë. Pastaj ajo tha se me anën tjetër të furçës do të vendoste një shtresë të dytë.
E bën këtë dhe në fund të videos Mikayla shfaqet me qerpikë fallco të cilët dukeshin qartë që ishin të vendosur dhe jo më qerpikët e saj natyral. Ndjekësit e kuptuan menjëherë gabimin dhe vërshuan në komente ku i kërkonin asaj të ishte e sinqertë për produktet që reklamonte.

Nga Tiktokerja nuk erdhi asnjë reagim për ditë më rradhë edhe pse shumë influencer të tjerë ju vunë kundër për të vërtetuar joprofesionalizmin e saj në këtë video dhe gënjeshtrën e dukshme me qerpikët fallco.

Ndjekësit qëndruan për më shumë se një javë në pritje të një video sqaruese ose dhe pendese por Mikayla vendosi ti injoronte komplet dhe në videon pasardhëse vazhdoi me reklamimin e një produkti tjetër.
Kjo zhgënjeu dhe më shumë ndjekësit e saj të cilët vazhdimisht në komente i tregojnë tiktores që nuk kanë më të njëjtin besim te ajo dhe produktet që ajo reklamon.
Hidhini një sy videos e na tregoni se çfarë mendoni ju mbi reklamimin e produkteve nga incluencers te ndryshem ne rrjet.
Lexo më shumë rreth trendeve të fundit në Tik Tok
https://www.revistakozmetike.al/posts/trendi-i-cold-make-up