ër Beauty Guru-t, sugjerimet koreane për të lyer fytyrën tuaj me jargë kërmilli dhe helmin e bletës për të zbutur lëkurën, konsiderohen themelore.
Qëkur kujdesi korean i lëkurës u prezantua te amerikanët në 2011, lëvizja është bërë aq e përhapur dhe e suksesshme sa që mund të gjeni produkte koreane bukurie kudo.
Produktet koreane të kujdesit të lëkurës priren të jenë më të përballueshme se ato që mund të blihen nga firmat e njohura, ndërkohë që duken më interesante se produktet e farmacive të disponueshme kudo.
Sot do ju tregojmë 10 hapa të rutinës koreane të kujdesit ndaj lëkurës:
- Pastrues grimi & vaj pastrues
Pastruesit vajor janë baza e rutinës koreane të kujdesit ndaj lëkurës. Nuk janë vetëm qetësues, por teksa ju e mazazhoni në lëkurë, vaji e pastron totalisht lëkurën nga grimi dhe papastërtitë e tjera.që janë ndotës të lëkurës.

- Pastrues me bazë ujore
Hapi i dytë është pastrimi i dyfishtë. Të pastroni fytyrën dy herë është shumë e rekomanduar nga dermatologët, pasi ju ndihmon të pastroni lëkurën nga çdo papastërti që mund të shkaktojë dëme në lëkurë. Pastruesit me bazë uji, pastrojnë në thellësi papastertite dhe djersën.
- Eksfoliuesi
Eksfolimi fizik dhe kimik ndihmon pastrimin e poreve dhe pastrimin e qelizave të vdekura për lëkurë sa më të butë dhe të ndritshme. Eksolimi i rregullt ndihmon edhe që produktet e tjera të përthithen sa më mirë nga lëkura , dhe të jenë sa më efikase.
- Toneri
Toneri është produkti i fundit për pastrimin e lëkurës, dhe eleminon çdo gjë të ngelur nga pastruesit e mëparshëm, gjithashtu e bën lëkurën gati për të përthithur hidratuesin pasardhës. Mendojeni lëkurën si një sfungjer - është më e vështirë ta ushqeni kur është e thatë.

- “Esenca”
Esencat janë të lehta dhe të pajisura plot me element hidratues, anti plakje, dhe me plot element që e bëjnë fytyrën shumë të ndritshme.
- Trajtimet
Stimulantët, serumët dhe ampulat janë hapi i fundit i perfeksionimit të lëkurës. Të pajisur me përbërës organit, ato trajtojnë probleme specifike të lëkurës si aknet, rrudhat, si dhe hiperpigmentimin.

- SHEET MASK
Nëse esencat janë zemra e rutinës koreane të lëkurës, sheet masks jane shpirti. Dhe çelësi i këtyre maskave është shtresa që në kontaktin e parë me fytyrën tuaj e lejon lëkurën ta përthithë të gjithë vlerat ushqyese. Gjithashtu ju japin një ndjesi relaksimi.
- Kremi i syve
Lëkura juaj rreth syve është më e holla dhe më delikatja në fytyrë, prandaj përdorimi i rregullt i një kremi intensiv sysh ju ndihmon të mbajë larg rrathët e zinj, fryrjen dhe venat si krahë pulë poshtë syve. Kremrat e syve janë të përqëndruar me përbërës delikat që nuk e irritojnë këtë zonë.
- Hidratanti
Hidratantët vijnë në formate të ndryshme , si locion, xhel , apo maskë gjumi dhe ndihmojnë në hidratimin dhe gjallërimin e lëkurës, duke zbutur gjithashtu vijat e lehta.

- Kremi i Diellit
Ju duhet të vendosni gjithmonë krem dielli, edhe nëse do qëndroni brënda shumicën e ditës. është mënyra më e lehtë dhe më efikase për të parandaluar plakjen e parakohshme., si dhe kancerin e lëkurës. Kremi i diellit duhet të jetë hapi juaj i fundit, në mënyrë që të shërbejë si mburojë e lëkurës .