Aug 22, 2022
 in 
Trendet

Slugging, çfarë është ky trend i ri?

Ë

shtë e rrallë që trendet e bukurisë në TikTok të jenë të konfirmuara nga dermatologët dhe estetistët. Qofshin ato qesharake ose të rrezikshme, shumica e "truqeve të bukurisë" në TikTok zhvlerësohen shpejt nga profesionistët e kujdesit të lëkurës - me përjashtim të "slugging".

Slugging është një term interesant që nënkupton lyerjen e fytyrës me vazelinë si hapi i fundit i rutinës suaj të kujdesit të lëkurës në darkë. Kjo praktikë e lë fytyrën tuaj po aq të rrëshqitshme sa mukoza e kërpudhave .

Edhe pse pretendohet të jetë një trend i bukurisë koreane, në fakt termi slugging duket se është shfaqur për herë të parë në Shtetet e Bashkuara në një postim të vitit 2014, në një nëngrup në rrjetin social Reddit. Por nuk u bë virale derisa Charlotte Palermino, një estetiste e licencuar me bazë në New York dhe bashkëthemeluese e kompanisë së kujdesit të lëkurës Dieux, prezantoi konceptin tek ndjekësit e saj në TikTok dhe Instagram në shtator 2020, duke u thënë atyre se e kishte bërë lëkurën e saj nga e thatë, në shumë të hidratuar.  Që nga kjo kohë, hashtagu #slugging ka 235.5 milionë shikime në TikTok.

Kjo përbërje, e cila njihet edhe si vazelinë , është shitur për herë të parë nga firma Vaseline, dhe është një substancë gjysmë e ngurtë e bardhë ose e verdhë e përbërë nga një përzierje hidrokarburesh komplekse nga pastrimi i naftës së papërpunuar. 

Po ju e keni provuar ende këtë trend?