nail Essence nga Cosrx është një produkt korean për kujdesin e lëkurës. Momentalisht ai është bërë viral në rrjet duke u qënë pjesë e rutinave të shumë influencers.

Ҫfarë është ky produkt dhe pse konsiderohet kaq i veçantë?
Kjo esencë ka përbërës kryesorë filtratin e sekretimit të kërmillit. Ndjehet shumë i lehtë në lëkurë dhe si funksion kryesor ka hidratimin duke rregulluar gjithashtu strukturën dhe hiperpigmentin e lëkurës suaj.

Fytyra juaj do ta përthithë aq shpejt këtë produkt dhe e vetmja shenjë që do të lërë është një shkëlqim i bukur. Gjithashtu barriera e lekurës suaj do të jetë më e shëndetshme. Rezultatet i shihni që në muajin e parë të përdorimit.

Por jo vetëm kaq. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe kundër rrudhave në fytyrë duke tentuar ti bëjë më pak të dukshme linjat e krijuara.

Dermatologët thonë që Snail Essence nga Cosrx e meriton gjithë zhurmën e krijuar në rrjet përtë sepse është një investim i mirë për lëkurën tuaj.
Për tu informuar më shumë se si ti shëroni aknet tuaja nëpërmjet acidit azelaik, klikoni linkun.