Jul 29, 2022
 in 
Produkte

Spray që mbush flokët: ia vlen ?

S

prayt që mbushin flokët janë produkte që janë krijuar për të mbuluar zonat e kokës që kanë humbje të konsiderueshme flokësh.

‍

Me pak fjalë, ato janë produkte që krijojnë iluzionin e flokëve më të plotë. Për shembull, nëse keni rënie të flokëve rreth kurorës së kokës, aplikimi i një spray të flokëve në këtë zonë mund ta bëjë të duket sikur kurora juaj është ende e mbuluar me qime.

‍

Edhe përse këta spërkatës e bëjnë kokën të duket më e mbushur dhe me flokë të dendur, kjo nuk do të thotë që i trajtojnë problemet e humbjes së flokëve.

‍

Nëse po ju bien flokët për shkak arsye të ndryshme, përdorimi i një spërkatësi nuk do të ngadalësojë ose të parandalojë humbjen e flokëve.Thjesht do ta bëjë atë më pak të dukshme.

‍

Disa spërkatës funksionojnë duke ndryshuar ngjyrën e skalpit tuaj, ndërsa të tjerë përdorin fibra që ngjiten në flokët tuaj për të krijuar pamjen e trashësisë shtesë.

‍

Avantazhet e të përdorurit këtë spray?

‍

Nëse flokët tuaj kanë filluar të hollohen, ose nëse tashmë keni humbje të konsiderueshme të flokëve, përdorimi i një spërkatësi mbushës ofron disa përparësi:

‍

Dukja e flokëve më të trashë. Kur përdoren siç duhet, spërkatësit e mbushjes së flokëve me cilësi të mirë janë mjaft efektivë. Shumë prej tyre janë në dispozicion në një gamë ngjyrash dhe krijojnë pamjen e flokëve më të trashë, duke i bërë ato të dobishme për fshehjen e hapsirave pa flokë ose me flokë të holla. Një sondazh anonim i përdoruesve të këtij produkti zbuloi se 71 përqind raportuan përmirësim të vetëbesimit si rezultat i përdorimit të spërkatësit të tyre.

‍

Vlera monetare. Shumica e spërkatësve për mbushjen e flokëve janë të lirë. Në internet dhe në barnatore mund të gjeni këto produkte, me cilësi dhe të shqyrtuar mirë. 

‍

Efikasiteti. Ilaçet si minoxidil dhe finasteride janë shumë efektive, por mund të duhen muaj për të filluar punën. Ndërsa përdorimi i një spërkatësi të tillë nuk do të ndalojë rënien e flokëve, por funksionon menjëherë dhe prodhon një përmirësim të menjëhershëm, lehtësisht të dukshëm.

‍

Komoditet. Shumica e spërkatësve për mbushjen e flokëve mund të aplikohen në disa minuta para një ngjarjeje të rëndësishme, duke i bërë këto opsione të përshtatshme nëse ju duhet vetëm të shtoni dendësi për raste të caktuara.

‍