Aug 7, 2023
 in 
Trendet

Strawberry make up- trendi i momentit.

H

ailey Bieber sapo  krijoi një trend të ri këtë verë. Modelja  konsiderohet tashmë një “trendsetter” duke influencuar vajzat për thonjtë , flokët apo mënyrën e të veshurit.

Strawberry make up ose make up luleshtrydheje ka si pikën kyçe blushin. Se si ta realizoni? Na e tregoi Hailey vet në një video.

Në fillim modelja hidraton fytyrën duke e quajtur këtë një hap super të rëndësishëm nëse doni që lëkura tju shkëlqejë. Më pas ajo punon me vetullat dhe pastaj vendos bronzer në faqe dhe në ball. Radhēn e ka korrektori që Hailey e vendos në sasi minimale.

Hapi më i rëndësishëm: blushi. Bieber mikson dy blush kremozë dhe më pas me gishta e aplikon në mollëza. Dhe nê fund një highlighter me tonalitet pjeshke.  Ju tashmë keni krijuar “Strawberry Make Up”.

Gjithmonë Hailey është spikatur për stilin e saj minimalist të përzier me klas dhe finesë në gjithçka që bën.
Provojeni e na tregoni nëse ju pëlqen apo jo.


Provoni gjithashtu edhe trendin e Latte Make Up duke klikuar linkun.