Jun 1, 2023
 in 
Produkte

Surprizë! Blushi viral nga Dior tashmë ka disa ngjyra të reja.

N

ëse kaloni sado pak kohë në rrjete sociale patjetër që keni parë zhurmën që bëhet për blushin e Dior. Ky produkt viral adhurohet nga make up artistët por edhe nga blerësit e thjeshtë. Blushi është një produkt i shtrenjtë por kjo nuk i ka ndaluar aspak njerëzit ta blejnë. Vazhdimisht ky blush bëhet out of stock e duhet të presësh me muaj që të rikthehet.

Deri më tani blushi vinte në dy tonalitete: rozë e lehtë dhe portokalli. Të dyja ngjyrat përshtaten me tonin e lëkurës sapo ai vendoset në fytyrë.

Duke parë gjithë vemëndjen për këtë produkt dhe fiksimin e konsumatorëve për të, Dior ka ardhur me një risi. Blushin viral tashmë do ta gjeni edhe në disa ngjyra të tjera. Rosewood në ngjyrë mavi,Cherri në ngjyrë afërsisht të kuqe dhe Mahagony e cila vjen në ngjyrë afërsisht kafe.

Epo nëse nuk e gjenit veten te asnjë nga ngjyrat e mëparshme, Dior ju ofron tashmë larmishmëri.

Keto serume ju duhen patjeter per nje lekure qe shkelqen. Klikon linkun per ti pare cilet jane.

Made in Webflow