ajza të bukura, elegante, veshur me lingerie shumë sensuale e plot sharm, janë gjërat e para që të vijnë në mendje kur përmendet pasarela e famshme e Victoria Secret.
Pothuajse të gjithe modelet më të famshme në botë si Heidi Klum, Claudia Schiffer,Adriana Lima,Naomi Campbell, Gigi Hadid,Bella Hadid,Kendall Jenner e shumë të tjera kanë dhuruar performanca të shkëlqyera në atë pasarelë.


Ky show i përvitshëm po bënte 4 vite që nuk realizohej. Që prej vitit 2019 ai u anullua sepse pati një rënie të shikimive televizive po ashtu dhe të shitjeve. Shifrat ranë nga 5 milionë në 2018 në 3.3milionë në 2019. Marka u zhyt gjithashtu në problematika midis drejtuesve të saj.

Por sipas Timothy Johnson CFO i kompanisë, kjo shfaqje nuk do të jetë më njëlloj me vitet e tjera. Pa dashur të zbulojë shumë detaje, ai u shpreh se do të kenë një distancim nga shkëlqimi sipërfaqsor dhe paksa fallco. Kësaj here projekti do të fokusohet te përkrahja e zërit të grave, eksperiencave dhe perspektivave të tyre unike.

Kjo frymë e re ndoshta vjen pasi Victoria Secret Fashion Show është quajtur si një shfaqje pa diversitet, ku të gjithe vajzat kanë të njëjtat linja dhe nuk përfaqsojnë të gjithe gratë me forma të ndryshme trupore. Pra marka nuk ka qënë asnjëherë gjithëpërfshirëse.

Edhe pse pak skeptikë për risinë që Victoria Secret show do të sjellë, ndjekësit në rrjet janë shprehur kuriozë për të parë ndryshimin që brandi ka premtuar të sjelli në këtë rikthim të bujshëm.

informohu me shume per trendet e pranvere vere 2023 duke klikuar linkun.