Apr 13, 2023
 in 
Estetikë

Tatuazhi i buzëve, trend i momentit.

E

dinit që ekziston tatuazhi i buzëve? Mos u çudisni nga emri i tij sepse efektin që ai lë pas do tju bëjë ta dashuroni. Por çfarë është ekzaktësisht dhe si funksionon? Lexoni më poshtë.

Teknikat e grimit të përhershem po bëjnë kohë që kanë pushtuar botën e estetikës. Ato janë një ndihmë e madhe për përditshmërinë por shpeshherë nuk rekomandohen. Ndërsa teknologjia ka përparuar, tani ofrohen edhe procedura gjysmë të përhershme që pas një kohe të caktuar zhduken. E tillë është dhe Lip Blushing që për momentin është kthyer në trend.

Kjo teknikë është një formë e grimit të përhershëm që përmirëson ngjyrën dhe formën tuaj natyrale të buzëve. Gjithashtu i bën buzët të duken më të plota.

Lip blushing realizohet me anë të disa gjilpërave shumë të vogla dhe pigmenteve me pamje natyrale. Në thelb, ky trend do t'ju japë një pamje më të mirë dhe të qëndrueshme buzëve tuaja.

Kjo procedurë nuk është e përhershme.  Ai do të zbehet me kalimin e kohës për shkak të faktit se qelizat e lëkurës zëvendësohen vazhdimisht. Gjatë eksfoilmit, skuqja e buzëve do të zbehet. Rezultatet do të duken më së miri brenda gjashtë muajve të parë deri në një vit pas përfundimit të trajtimit, por efekti i përgjithshëm do të zgjasë rreth dy deri në tre vjet.

Kliko linkun per tu informuar me shume rreth Dermaplane.