Apr 12, 2023
 in 
Studime

Të gjitha herët që Bleona ka guxuar me veshjen e saj.

B

leona Qerreti është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës me një karrierë të gjatë dhe të larmishme. Përveçse një këngëtare e suksesshme, Bleona është evidentuar gjithmonë si një personazh me shumë guxim përsa i përket veshjeve.Ajo nuk ndikohet nga komentet negative të njerëzve por zgjedh që në evente apo koncerte të duket sa më ekstravagante.

Në eventin e Oscars për vitin 2023 këngëtarja veshi një fustan pas trupit më shumë të çara dhe të mbuluar në gurë. Veshja tregonte hapur linjat perfekte të saj.

Bleona zgjodhi një kostum transparent të mbuluar me gurë në festën e organizuar nga Elton John pas ndarjes së çmimeve të Oscars 2020.

Edhe gjatë ceremonisë ajo arriti të merrte gjithë vëmendjen falë fustanit tepër të veçantë i cili ishte transparent në pjesën e bustit.

Në një postim në Instagram, këngëtarja ka pozuar me një kostum të bardhë totalisht transparent duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

Veshja që ajo zgjodhi në American Music Awards në 2014 bëri një zhurmë të madhe në rrjet, Të shumtë ishin ata që e komentuan negativisht këngëtaren duke i thënë se tashmë nuk ishte më guxim në veshje por vulgaritet.

Po ju çfarë mendimi keni për veshjet e saj? Mos harroni të nashkruani.

Klikoni linkun per te pare veshjet e pershtatshme per nje trup petite.