May 30, 2023
 in 
Harmokromia

Të gjithë e adhurojnê por Megan Fox nuk e pëlqen fare pamjen e saj.

E

kush nuk e pëlqen Megan Fox? Një aktore me bukuri të veçantë. Sy bojëqielli të kombinuara me flokë të zeza e me tipare në harmoni perfekte me njëra tjetrën, Megan konsiderohet si një simbol bukurie.

Por kush do ta mendonte se pikërisht Megan që adhurohet nga të gjithë ka pakënaqësi me pamjen dhe trupin e saj? Në një intervistë së fundmi ajo tregoi më tepër mbi këtë.
“Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë. Nuk ka kurrë një pikë në jetën time ku unë e kam dashur trupin tim, kurrë’.

Aktorja shpjegon se që në fëmijëri, ajo ka pasur gjithmonë kritika për trupin e saj madhe ndonjëherë i kthehet dhe në obesesion. Por kjo natyrisht nuk i ka ardhur nga edukimi që i ka dhënë mjedisi ku është rritur.

“Padyshim që nuk ishte mjedisore sepse unë u rrita në një mjedis shumë fetar ku trupat as që njiheshin”.
Mbi këtë temë Megan Fox ka folur edhe në vitin 2021 ku tregoi se gjithmonë ka pasiguri të thella me veten.