itët e ftohta të dimrit të zbehin dëshirën për të dalë nga shtëpia. Gjithashtu nuk mendon fare se si dukesh me ato çke veshur, mjafton mos të ngrish së ftohti.
Por gjithsesi detyrimet nuk i fshijmë dot dhe të shkuarit në punë është e domosdoshme. Me shumë pak përpjekje mund tja dilni të visheni ngrohtë dhe plot stil për në zyrë. Më poshtë po ju japim disa ide që të inspiroheni.
Një kostum i zi ju bën të dukeni gjithmonë shumë shik. Visheni me një golf nude poshtë në mënyrë që të bëni një thyerje. Por edhe all black është super ide.


Nëse dashuroni ngjyrën e bardhë krijoni një outfit totalisht të bardhë e sipër merrni një pallto ose xhaketë ngjyrë bezhë. Kombinim perfekt.

Një bluzë e bardhë, pantallona ngjyrë kafe në tonalite të ftohta dhe një xhaketë oversive e bardhë do të ishte një outfit ideal.

Kostumet me kuadrata, veshur me një bluzë të zezë postë janë super trendy momentalisht.

Gjithashtu një pulovër oversive ngjyrë kafe e errët me një palë pantallona bezhë janë një kombinim tepër i reklamuar në rrjet nga influencers të ndryshëm.

Lexoni me shume per ngjyren e vitit 2023 duke klikuar linkun.