Feb 27, 2023
 in 
Personazh

Telenovela vazhdon, ja çndodhi këtë herë me Selenën dhe Haileyn

V

etëm javën e kaluar ato ishin kryefjala e rrjetit, për disa komente bullizuese që Hailey dhe Kendall kishin bërë ndaj Selenës. Megjithëse vajzat e mohuan diçka të tillë duke e konsideruar vetëm si rastësi, ndjekësit janë të bindur që kunjat vazhdojnë mes tyre.

‍

Këtë herë gjithçka nisi kur Selena postoi një video ku kishte laminuar vetullat. Ajo po tregonte se aksidentalisht i kishte laminuar më shumë seç duhej.

‍

3 orë më pas Kylie Jenner nxjerr një foto të vetullave të saj në Instagram duke shkruar:

“Ishte ky një aksident?”

Dhe më pas një foto tjetër të një bisede ku i tregonte vetullat Hailey Bieber dhe e kishte bërë tagg atë.

Rrjeti filloi të vlonte sërish duke shpërthyer në komente kundrejt Kylei duke i thënë se duhet të ndalonin së bullizuari Selenën për çdo gjë që ajo bën.

‍

‍

Një ditë më vonë, Kylie vendosi të komentonte situatën duke mohuar zërat se postimet i dedikoheshin këngëtares.

“Asnjherë nuk kam hedhur kunja ndaj Selenës, as nuk e kisha parë videon e saj për vetullat. Ju njerëz doni të nxirrni gjëra nga hiçi! Ky është budallallëk.”

‍

Gjithesesi ndjekësit nuk i besuan shumë kësaj deklarate. Ata janë të bindur se nuk mund të jetë përsëri rastësi bullizimi i Selenës nga Hailey dhe shoqet e saj.

‍

Lexoni se cfare ndodhi me pare midis Selena Gomez dhe Hailey Bieber duke klikuar ne kete link.

‍