Sep 14, 2022
 in 
SkinCare

Trajtime shtëpie për thembrat

T

rajtimet e këmbëve janë shumë të rëndësishmë dhe relaksuese, por jo gjithmonë kemi kohë të shkojmë në një sallon për t'i kryer ato.

Sot ne do ju tregojmë 4 mënyra si t’i trajtojmë këmbët dhe thembrat në kushte shtëpie.

  1.  Dyll parafine

Shumë sallone të thonjve ofrojnë dyll parafine si një shtesë për një trajtim pedikyri.

Dylli parafinës është një dyll i butë që shkrihet në një temperaturë mesatare prej rreth 51°C. Dylli nuk duhet të jetë më i nxehtë sepse mund të djegë ose acarojë lëkurën tuaj.

Ju gjithashtu mund të bëni një trajtim me dyll parafine në shtëpi nëpërmjet një banjoje dylli, ose mund ta shkrini dyllin në një tigan dhe më pas ta transferoni në një tas për të zhytur këmbët.

Gjatë një trajtimi me dyll parafine, do t'i zhytni këmbët në dyll disa herë. Pasi të keni aplikuar disa shtresa dylli, mbështillni këmbët me plastikë.

Pasi dylli të ngurtësohet, mund ta hiqni atë. Çdo lëkurë e vdekur në këmbët tuaja do të hiqet së bashku me dyllin. Pas kësaj, ato duhet të ndjehen më të buta.

Mos përdorni dyll parafine nëse:

  • Keni qarkullim të dobët të gjakut
  • Keni skuqje ose plagë të hapur në këmbë
  • Nëse keni humbur ndjeshmërinë në këmbë, si për shembull nga neuropatia diabetike

Nëse përdorni dyll parafine në shtëpi, jini shumë të kujdesshëm dhe monitoroni temperaturën e dyllit me një termometër të posatshëm.

2. Skrab për këmbët

Shumica e farmacive shesin eksfolues të ndryshme për këmbët, pa recetë. Kërkoni një me granula që do të ndihmojë në pastrimin e lëkurës së vdekur.

Ose, mund ta bëni vetë duke holluar dy lugë kripë deti në sasi të barabarta, vaj për fëmijë dhe lëng limoni.

Për të përdorur një pastrues për këmbët, aplikojeni atë direkt në këmbë dhe fërkojeni butësisht me pëllëmbën tuaj. Ose përdorni një furçë ose sfungjer për të hequr lëkurën e vdekur.

Shpëlajeni pastruesin tërësisht me ujë të ngrohtë pas përdorimit.

3. Skrab me tërshërë

Ju mund të përdorni tërshërën për të bërë një eksfoliues në shtëpi dhe për të hequr lëkurën e vdekur.

Për të bërë pastrimin, përzieni në pjesë të barabarta tërshërën me ujë trëndafili ose qumësht për të krijuar një masë homogjene. 

Si ta përdorim?

  • Aplikojeni skrabin në këmbë dhe lëreni të qëndrojë deri në 20 deri në 30 minuta.
  • Përdorni një furçë këmbësh për të eksfoluar këmbët tuaja.
  • Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe lërini këmbët të thahen.
  • Aplikoni një krem ​​për këmbët.
  • Kryeni këtë trajtim çdo ditë për rezultate më të mira.

4. Pastrim me kripë Epsom

Kripa Epsom është një formë kristalore e sulfatit të magnezit. Sulfati i magnezit është një përbërës mineral.

Ju mund t'i njomni këmbët në kripën Epsom, pasi ta keni tretur në ujë. Kjo mund të ndihmojë në eksfolimin dhe lëmimin e këmbëve të thata dhe të plasaritura. Nga ana tjetër, mund të ndihmojë në heqjen e lëkurës së vdekur.

SI ta përdorim:

Krijoni një masë me kripë Epsom duke derdhur 1/2 filxhan kripë në një banjë këmbësh ose një filxhan të plotë në një vaskë plot me ujë të ngrohtë.

Relaksohuni dhe zhytni këmbët deri në 20 minuta.

Ju mund të përdorni një furçë për këmbët për të ndihmuar në heqjen e lëkurës së thatë.

Fërkojeni butësisht mbi lëkurën e lagur për t'u eksfoluar, zbutur dhe hequr lëkurën e vdekur përpara se ta shpëlani me ujë.