Jun 2, 2023
 in 
Estetikë

Trajtimet estetike gjatë stinës së verës!

M

e ardhjen e stinës së verës dhe me ngritjen e temperaturave të gjithë mendojmë se duhet të ndalojmë të gjitha trajtimet estetike.Por kjo nuk është e vërteta. Për lëkurën e flokët duhet të kujdesemi në çdo stinë të vitit. Natyrisht duke zgjedhur trajtimin e duhur e gjithmonë duke u konsultuar me mjekun. Më poshtë do të gjeni të listuara disa trajtime që mund ti bëni lehtësisht tani në verë.

Ndër trajtimet estetike të cilat preferohen më shumë në këtë stinë të vitit permendim mesoterapine apo koktejlet e vitaminave, acidit hialuronik dhe antioksidanteve. Ato ushqejnë lëkurën në mënyrë të përkryer duke plotësuar dhe mungesat më të mëdha të saj.

Një tjetër trajtim që nuk duhet ta shmangni në verë është dhe terapia me plazmen e pasuruar me trombocite apo PRP. Kjo perftohet nga gjaku i vete pacientit. Prandaj nuk ka efekte anësore.

Peeling kimik eshte trajtim estetik mjaft i preferuar gjate stines se veres sepse nuk shkakton rjepje, skuqje apo ndjeshmeri ndaj rrezeve te diellit. Aplikohet ne lekurat mature, te leshuara, shenjat e akneve, strijet. Siguron rigjenerimin dhe terheqjen e lekures si ne fytyre, qafe dhe dekolte. Po ashtu edhe ne trup,pjesen e brendshme te kraheve apo te kembeve.

Nje trajtim revolucionar eshte edhe trajtimi i akneve inflamatore i cili realizon kontrollin e inflamacionit. Sidomos te pacientet te cilet nuk duan t’i nenshtrohen terapise me antibiotike nga goja. Ky trajtim kryhet me ane te lazerit, i cili nen kujdesin e dermatologut ka efikasitetin maksimal.

Perjashtim nuk bejne as trajtimet me aparaturen Hydrafacial pasi sjellin vetëm të mira për lëkurën në çdo periudhë.

Mos harroni të kujdeseni edhe për trupin këtë verë sepse ai ekspozohet më shumë në diell. Trajtimet e trupit zene hapesire maksimale ne gamen e trajtimeve me te preferuar dhe me te sigurta per t’u aplikuar gjate veres. Te tilla jane, mesoterapia anti-celulit dhe zvogelimi i perimetrit te barkut, kofsheve apo kraheve. Gjithashtu edhe tonifikimi i tyre me ane te aparaturave.

Per te mesuar me shume rreth trajtimi Hydrafacial, kliko linkun.