Jul 12, 2022
 in 
Estetikë

Trajtimi i Parafines: Efekti tek duart dhe këmbët

M

e uljen e temperaturave gjatë sezonit të dimrit lekura jonë ka tendencen të thahet. Pas fytyres, zonat që e ndjejne më shumë këtë ndryshim janë duart dhe këmbet.

Ndër trajtimet më të famshme dhe të thjeshta për të hidratuar lëkuren dhe për të bërë duart dhe këmbet më të lëmuara, është parafina e lëngshme.

Parafina

Parafina është një nën produkt i naftës, i përbëre nga idorkarburet. Vitet e fundit nënproduktet e naftes dhe silikonet kanë qëne shumë të kritikuara në përbërjet kozmetike pasi në përdorimin e përditshëm bllokojnë poret dhe mund të shfaqin acne ose herpes.

Gjithsesi ky nuk është rasti i këtij trajtimi i cili përdoret në menyrë më të rrallë dhe benefitet e tij janë shumë të njohura edhe në botën e trajtimeve profesionale.

Si Funksionon :

Parafina mund të jetë në gjendje të lëngshme ose të ngurtë dhe shkrihet në temperatura 45° . Aftesia e saj për të mbajtur nxehtesinë dhe për ta përcuar atë në lëkure e bën këtë produkt shumë të dobishëm për trajtimet estetike shtepiake ose profesionale.

Njëherë që është shkrirë në makinerinë e vogël , të krijuar posaçerisht , zhytet dora ose këmba brenda. Lihet për disa sekonda dhe pastaj ngrihet.

Në momentin që vjen në kontakt me temperaturën e jashtme parafina kthehet në një dorezë të butë që mbështjell doren.

Për të ekzaltuar sa më shumë efektin, dora mbështillet me qeske dhe futet në një dorezë pambuku.

Lihet në pauze për 15 minuta. Më pas masazhohet dhe në fund trajtimi mbyllet me një krem duarsh.

Efektet :

Parafina e ngrohtë:

° Ndihmon në lehtesimin e kontrakturave muskolare

° Aktivizon qarkullimin e gjakut

° Le lëkurën më të lëmuar

° Formon një veshje të hollë mbi lëkure që e ndihmon atë të mos humbasë yndyren dhe lageshtine e nevojshme

Efektet janë të përkohshme dhe nuk këshillohet që trajtimi të bëhet më shumë se një here nëmuaj ose ne dy muaj pasi mund te jape efektin e kundert në lëkure. Për një rezultat më të mirë duhet të bëni nje scrub para së të filloni trajtimin e parafines.