Feb 2, 2023
 in 
Produkte

Trendet e momentit Lip Stain dhe Lip Oil

S

humë influencer, në rrjete sociale po flasin vazhdimisht për dy produkte që janë risi në fushën e të bukurës.

Behet fjale për Lip Stain dhe Lip Oil.

Çfarë janë ekzaktësisht këto produkte dhe pse të gjithë po çmenden pas tyre?

 Lip Stain është një produkt kozmetik i cili i jep një ngjyrosje të lehtë buzëve, shumë të ngjashme me ngjyrën natyrale që ato kanë. Praktikisht i bën të duken më të pigmentuara, më të gjalla dhe i jep një nuancë natyrale.

E veçanta e lip tint është se mund ta përdorni në disa pjesë të fytyrës përveç buzëve. Ai vendoset në faqe si blush dhe në sy si eyeshadow. Pra është një produkt multifunksional që vetëm me një prekje të tij do të dukeni sikur keni bërë një make up të lehtë, edhe në ditët kur skeni kohë fare.

Dy nga Lip Tints më viralë të momentit janë ai i FentyBeauty si dhe Benetint nga Benefit.

 

Flasim pak për Lip Oils të cilët gjithashtu janë kryefjala e momentit. Këto produkte përbëhen nga vajra natyralë dhe përbërës të tjerë të dobishëm që ushqejnë dhe hidratojnë buzët.

Mund ti quash si një e mesme e artë midis një lip balmi dhe një  lip glossi. Një lip oil është perfekt për këtë stinë  sepse do ti mbajë buzët tuaja super të hidratuara,por një kohësisht ato do të shkëlqejnë .Është shumë i lehtë në buzë dhe i mban ato të buta. Mund ta vendosni vetëm por edhe sipër një buzëkuqi.

Lip Oils mund ti gjeni në nuanca të  ndryshme. Shumë  vajza e përdorin këtë produkt si pjesë e atijqë e thërrasim Clean make up look.

Disa nga lip oils më  të  famshëm të momentit janë :

Dior Lip Oil

Clarins Lip Oil