yrtarisht marsi erdhi dhe menjeherë një ndjenjë pozitiviteti vjen natyralisht. Më shumë ngrohtësi, më shumë ngjyra, më shumë kreativitet.
Po cilat do të jenë trendet e këtij viti sipas Glamour? Hidhini një sy dhe qëndroni koherent.

Së pari,ndoshta do të mërziteni pak por pantallonat me bel super të shkurtër do të jenë sërish në modë këtë vit.

Edhe pse festat kaluan, veshjet me shkëlqim, temina apo xixa janë trend I 2023. Ngjyrat preferohen pastel, më të buta, më të lehta, me rozë të zbehtë, nude.

Rikthet në vëmendje ngjyra e errët dhe e mprehtë blu. Këtë ngjyrë që është mirëpritur nga stilistët do ta gjeni në veshje, këpucë,çizme apo dhe çanta. Prandaj mos nguro, blije që tani një dhuratë për veten në këtë ngjyrë.

Detajet Sexy (DETAJE BOUDOIR)
Këtë sezon do të jeni pak më seksi se vitet e tjera sipas Glamour. Doreza me tyl,dantella,geta sensuale do tju bëjnë dhe ju për vete.

Ҫantat festive të vogla.
Këto çanta të vogla shumë, por super të zbukuruara me xixa dhe temina gjithë shkëlqim, ndoshta do të jenë shoqërueset tuaja më të mira të mbrëmjeve të verës.

E Zeza
Edhe këtë vit, e zeza do të jetë super në modë. Nuk thonë kot, me ngjyrën e zezë nuk gabon kurrë!

Motive me zemra
Mos u çudisni nëse do të shihni fustane të qendisur me motive zemrash në rrugët e qytetit, sepse si trend i momentit kanë pushtuar që tani pasarelat e modës.

Motivet florale
Edhe pse mund të duket sikur po kthehemi pas në kohë,motivet florale nëpër veshje janë rikthyer në modë.

Ngjyra rozë si karamele
Kjo nuancë rozë e lehtë,pastel, është ngjyra e pranverës. Përdoreni në veshje ose aksesore. Do të dukeni shumë cool!

Klikoni linkun per tu informuar rreth fustaneve te kuqe ikonike qe kane lene shenje ne histori.