itët e bukura, plot diell, buzë detit deri në perëndim më në fund erdhën. Dhe të gjitha jemi në kërkim të rrobave të banjos perfekte. Natyrisht duke u përshtatur me trendet e 2023 por njëkohësisht të jenë edhe komforte. Fundja na pret një verë e nxehtë. E nëse akoma nuk i keni zgjedhur bikinit tuaja këtë vit, hidhini një sy modeleve që stilistët sugjerojnë.

Thënë kjo, ata theksojnë se rrobat e banjos do të bëhen edhe më të vogla këtë vit. Gjithashtu do të dominojnë ngjyrat e ndezura. Mund të zgjidhni midis modeleve trup apo dhe seteve të ndara.

1. Rrobat e banjos me një krah.
Rrobat e banjës asimetrike janë me të vërtetë trendi i momentit., Ka kaq shumë modele me një shpatull ndaj mos ngurroni ti shtoni në koleksionin tuaj.



2. Ije të zbuluara në rroba banjot trup.
Me siguri ju kanë rënë në sy këto modele nëse preferoni rrobat e banjos trup. Njëra ije e zbuluar është kaq në modë këtë vit.



3. Rripa të kryqëzuar në qafë.
Nëse do të zgjidhni këtë stil bikinish, ju sigurojmë që i gjith plazhi do ti ketë sytë nga ju.



4. Print me design tropikal
Ngjyra të ndezura, palma të stampuara, lule tropikale. Mos ngurroni ti kombinoni me thonjtë, shapkat, çantën e plazhit për një outfit të plotë.


5. Rroba banjo me shkëlqim.
Mos harroni ti jepni pak shkëlqim verës suaj. E sidomos pasi të keni marrë pak ngjyrë, do të dukeni super sexy me këtë model.


.webp)
6. Rroba banjo trup por me bark të zbuluar.
Sidomos nëse jeni ushtruar gjatë për trupin tuaj të verës, barku do tju duket super me këto rroba banje.



7. Rroba banjo të punuara me dorë.
Ky trend ka bërë një rikthim të bujshëm këtë vit duke u bërë një nga opsionet më të preferuar.


.jpg)
8. Stili minimalist
Nëse vera e kaluar ishte e gjitha për rroba banjot me prerje të çmendura, këtë vit gjithçka ka ndryshuar. Stili minimalist do të mbizotërojë dhe prerjet e thjeshta dhe pa detaje do të jenë kryefjala e verës 2023.


9. Ngjyrat e tokës dominojnë
Një nga tendencat më dominuese të rrobave të banjës për vitin 2023 janë nuancat kafe , të cilat pasqyrojnë një nga tendencat më të mëdha të veshjeve në sfilatat pranverë/verë. Minimalistë, kjo është për ju.


10. Vera e Barbit
Kjo verê është e Barbie. Ne thjesht po jetojmë në të, prandaj përshtatuni edhe kur jeni në plazh duke jetuar fantazitë tuaja më të egra të ngjyrës rozë . Duhet theksuar që kjo nuancë ishte gjithashtu një nga tendencat më të mëdha të ngjyrave në koleksionet e stilistëve të 2023-ës.

