emi folur vazhdimisht për trende të çuditshme që nuk do dëshironim të ktheheshin, apo për trende që po dalin dita ditës dhe janë goxha të pazakonta. Duke marrë parasysh ndikimin e rrjeteve sociale, patjetër që shumë trende të reja u futën në jetën tonë edhe këtë vit.
Sot do flasim për trendet më të çuditshme të këtij viti deri më tani.
- Blush-i në hundë

Sot shumica e influencers e kanë përqafuar këtë trend dhe e kanë bërë pjesë të rutinës së tyre. Blush-i nuk është më vetëm për mollëzat por edhe për hundën, për të dhënë atë efektin e një djegie të vogël nga dielli. Shumë njerëz nuk e duan si trend pasi nuk ndihen sikur duken mirë me të, por shumë të tjerë e duan shumë dhe duket sikur nuk kanë në mend të heqin dorë.
- Rrathët e syve

Po po, erdhi edhe kjo ditë. Nëse deri para këtij viti ne luftonim të fshihnim rrathët e syve, këtë vit u bënë trend. Tik tok-u u mbush me tutoriale se si t’i realizojmë këto rrathë sa më bukur. Farmirësisht trendi përfundoi shpejt , dhe njerëzit e urryen në masë.
- Lubrifikanti si Primer

Kjo pa diskutim që është në top treshen e trendeve më të çuditshme , dhe më e çuditshmja është se kush ka menduar që kjo është një ide e mirë. Të marrësh lubrifikant dhe ta përdorësh si bazë për makeup. Po, e pamë edhe këtë gjë. Gjithashtu edhe ky trend u përcoll shpejt , pasi nuk ishte as efektiv dhe as normal.
- Grim për veshët

Në fakt pritej që kjo të ndodhte. Shumë herë ngjyra dhe pamja e veshëve stonon me ngjyrën e fondatinës që ne kemi vendosur. Prandaj përshtatja e nuancave është e rëndësishme ndaj këtë na mësoi edhe ky trend që po vazhdon. Por ky gjithashtu shtoi edhe element të tjerë të grimit në veshë, si për shembull xixat, apo edhe elementë të tjerë.
I keni provuar trendet e lartëpërmëndura, dhe kush është mendimi juaj për to?