Feb 3, 2023
 in 
Makeup

Trendi i Cold Make Up

N

dikimi që Tik Toku ka në jetën tonë është i pashmangshëm. Çdo trend, çdo produkt e çdo gjë që ndodh aty bëhet ashtu padashur dhe pjesë e jona.

E pikërisht në TikTok është përhapur trendi i fundit i make up që i është dedikuar stinës së dimrit. Quhet “Cold Make Up” dhe supozohet të jetë një grim që e bën në ato ditët kur shkon me pushime në vende me borë e bën ftohtë e ti do të dukesh perseri bukur dhe ashtu natyrale.

Doni të dini si behet? Super e thjeshtë.

Përdorni një setting powder në gjithë  fytyrën për nje efekt blur. Më pas merrni një blush kremoz në ngjyrë  rozë të lehtë dhe vendoseni në mollza dhe në majë të hundës. Njëlloj sikur tju ketë bërë efekt i ftohti. Perhapeni ne fytyre bukur e më pas gjithcka ju duhet është një highlighter.

Sipas instruksioneve të influencers highlighterin vendoseni në majë të hundës dhe në cepat e brendshme të syve. Përsa i përket buzëve zgjidhni një ngjyrë super natyrale.

Dhe kaq ishte! Do të dukeni bukur edhe kur të jeni duke ngrirë.

Me poshte do te gjeni dhe nje mini tutorial se si ta realizoni kete super look. Provojeni dhe mos harroni te na shkruani se si ju eshte dukur!