ë Tiktok ka një influencë të frikshme në jetën tonë, tashmë jemi të vetëdijshëm. Trendet përqafohen lehtë nga influencerët e më pas bëhen virale.
Më i fundit i dedikohet qerpikëve perfekt. Me disa hapa të vegjël ju mund ti krijoni vet pa pasur nevojë të vendosni qerpikë fallco.

Sipas një makeup artisti që nisi lojën e këtij trendi fillimisht ju duhet një kthyese qerpikësh.

Ktheni qerpikët tuaj për disa minuta e më pas vendosni xhel vetullash në to për të ruajtur formën që kanë marrë. Xheli i vetullave do të bëjë të mundur që rimeli të qëndrojë gjatë në formën që ju i dhatë qerpikëve tuaj.
Pasi xheli thahet është rradha e rimelit. Aplikojeni dy herë dhe ja arritët. Qerpikë të kthyer me më shumë volum në shumë pak minuta. Më poshtë do te gjeni dhe nje video tutorial si ta realizoni. Provojeni dhe mos harroni të na thoni a funksionoi dhe për ju?
Klikoni linkun më poshtë për tu informuar për trende të tjera të momentit