Aug 8, 2022
 in 
Produkte

Under Eye Patch: Efektet e tyre : çfare duhet të dimë?

U

nder Eye Patches - ose Fashat poshtë syve, janë një produkt kaq popullor kohëve të fundit, të cilat trajtojnë pjesën poshtë syve. Këto fasha kanë në përbërje xhel, i cili ka përbërës të ndryshëm, në varësi të problemit që trajtojnë.

Disa efekte të këtyre fashave:

Fashat poshtë syve ndihmojnë të qetësojnë venat si “këmbë pule” që na formohen poshtë syve, si dhe të qeskave të syve dhe e lënë lëkurën tuaj të duket më e ndritshme dhe më rinore.

Me kalimin e kohës lëkura jonë fillon të humbase elasticitetin sepse prodhimi në mënyrë natyrale i kolagjenit zvogëlohet, gjë që bën që lëkura poshtë syve tane të bëhet më e hollë dhe delikate, gjë që shkakton që rrathët poshtë syve të bëhen më të dukshëm . Prandaj këto fasha poshtë syve ndihmojnë në përmirësimin e dukjes së syve të lodhur dhe rrudhave.

Ato funksionojnë duke shpërndarë përbërësit kryesorë si antioksidantë dhe amino acideve direkt në lëkurën poshtë syve për përthithje maksimale.

Llojet e Fashave poshtë syve:

Fashat me xhel që kanë si bazë ujin, kanë një teksturë xheli  të cilat janë të mbushura me lëndë ushqyese për t'ju dhënë një efekt të shpejtë në një kohë të shkurtër.

Gjithashtu ka fasha poshtë syve  me mikrogjilpëra, të cilat përdorin teknologjinë e mikrogjilpërave për të depërtuar pak në lëkurë. Kjo lejon lëkurën tuaj të thithë përbërësit aktivë me 90% më shumë efikasitet. 

Fasha të ndryshme kanë përbërës të ndryshëm me përfitime të ndryshme, kështu që ju mund të zgjidhni fashën që i përshtatet më mirë nevojave tuaja për kujdesin e lëkurës.

Vitamina C dhe Retinoli reduktojnë rrudhat dhe linjat e imëta duke nxitur prodhimin e kolagjenit për efektet kundër plakjes.

Acidi hialuronik siguron hidratim intensiv, ndërsa antioksidantët si vitamina E reduktojnë ënjtjen dhe sytë e lodhur.

Amino Acidet gjithashtu stimulojnë prodhimin e kolagjenit për të krijuar elasticitet dhe për të fryrë sytë duke reduktuar inflamacionin.

Ju mund të zgjidhni atë fashë që mendoni që do ju gjendet më afër nevojave tuaja, prandaj ne ju shpjeguam si funksionojnë dhe për çfarë shërben çdo përbërës.