nder-Eye Patches ose ndryshe maskat për pjesën poshtë syrit nuk janë të destinuara për përdorim të përditshëm por ato ofrojnë një "përforcim" të ndriçimit të zonës delikate poshtë syrit veçanërisht në mëngjese të ënjtura pas një nate jo dhe aq të mirë. Gjumi i dobët; ajri i nxehtë dhe i thatë i brendshëm; heqja e pamjaftueshme e make-up-it; dhe kremrat e rëndë, të cilët mund të mbingarkojnë lëkurën gjatë natës janë disa nga faktorët që e sjellin enjtjen në atë zonë. Le të shohim së bashku disa nga opsionet më të mira për Eye Patches.

111Skin Celestial Black Diamond Eye Mask
Përmbajnë retinol rigjenerues dhe acid hialuronik. Nuk është çudi që janë të preferuarat e Victoria Beckham.
.jpg)
Wishful Empowered Eye Lift & Contour Eye Mask
Ato aktivizojnë konturin e syve me një përzierje të peptideve që shtrëngojnë lëkurën, plus prodhimin e kolagjenit me kalimin e kohës me ndihmën e ekstraktit të trëndafilit.
.jpg)
Estée Lauder Advanced Night Repair Concentrated Recovery Eye Mask
Shmangni shenjat e plakjes me trajtimin riparues të syve nga Estée Lauder. Qetëson sytë e ndjeshëm dhe përmirëson pamjen e linjave të rrudhave poshtë syrit.

Sephora Collection Bio-Cellulose Eye Mask Caffeine
Relativisht ekonomike , Sephora Collection prodhon maska për nën sy që janë gjithashtu tepër efektive. Falë një thurjeje ultra të hollë të biocelulozës shumë absorbuese, këto copëza të njomura me serum rritin lagështinë në vetëm pesë minuta. Me veprim të shpejtë, ato janë një zgjedhje e përshtatshme për mëngjeset me sy të zymtë.

Patchology Moodpatch Happy Face Eye Gels
Të prodhuara me hibiscus, ekstrakt kokosi dhe lule zambak uji - për të mos përmendur aromën e trëndafilit - trajtimi i mbushur me çaj është një nxitje për lëkurën dhe shqisat tuaja.
