Mar 10, 2023
 in 
Studime

Ushqimet që do të stimulojnë kolagjenin në trupin tuaj

K

olagjeni është konsideruar si eliksiri i bukurisë së përjeteshme. Këtë proteinë kaq të rëndësishme për trupin tuaj mund ta përfitoni edhe duke konsumuar disa ushqime specifike për të cillat do të shpjegojmë më tepër në këtë artikull.

Mishi është një element kryesor ushqyes për të stimuluar kolagjenin në trupin tonë. Të tilla si mishi i pulës, viçit, mishi i derrit përmbajnë sasi të larta kolagjeni. Sugjerohet të konsumohen të ziera.

 

Lëkura e peshkut përmban aq shumë kolagjen sa herën tjetër kur ta hani do ta shijoni edhe më shumë. Gjithashtu peshku përmban omega 3 që ndihmon në përmirësimin e lëkurës.

 

Farat e lulediellit dhe farat Chia janë shumë të rekomandueshme. Farat Chia përmbajnë yndyrnat omega-3 që stimulojnë përtëritjen dhe hidratimin e qelizave të lëkurës. Ju mund t’i shtoni ato në sallata dhe sidomos në smoothie.

Spinaqi ka shumë benefite, ndër to edhe prodhimi i kolagjenit në trupin tonë. Pjesa dërrmuese e perimeve të tilla si lakra, lakra, zarzavate, patëllxhanë janë shumë pozitive për prodhimin e kolagjenit.

 Produktet e bulmetit përbajnë zink prandaj janë një burim i mirë i kësaj proteine.

Frutat që përmbajnë vitaminën c ndihmojnë trupin ta prodhojë vet kolagjenin.Boronica, portokalli,kivi, limoni, qitro, ananasi, mango janë disa prej tyre.

Gjithashtu mund ta merrni këtë vitaminë edhe nga brokoli dhe patatja.

Vezët i sjellin trupit tonë proteinat më të shëndetshme. Kjo çon në prodhimin e kolagjenit.

Edhe antioksidantët janë ruajtës të mirë të kolagjenit në lëkurën tuaj. Ato mund ti gjeni tek boronicat, spinaqi,fasulet,qepët, çaji jeshil,çokollata e zezë.

Mësoni më shumë rreth benefiteve të kolagjenit në lëkurën tuaj duke klikuar linkun.