ikTok-u është i mbushur me video të njerëzve që bëjnë këtë ushtrim për barkun. Ekspertët e zbërthejnë këtë trend në mënyrë që ju të dini ta kryeni në mënyrë korrekte.
Një lëvizje që ka fituar popullaritet në mesin e përdoruesve të mediave sociale: një ushtrim izometrik i barkut i quajtur "vakum i stomakut".
Nëse kërkoni hashtagun #stomachvacuum në TikTok, do të shihni një rrjedhë pamjesh dramatike nga ky trend , veçanërisht thithja drastike që i bëhet stomakut dhe ekspozimi i brinjëve të poshtme.
Jenny Brennecke, një terapiste fizike dhe trajnere në internet, filloi llogarinë e saj në TikTok @drjennypt rreth dy vjet më parë, duke postuar video kryesisht humoristike dhe motivuese të lidhura me fitnesin me disa mësime ushtrimesh të spikatura. Një nga lëvizjet që ajo bëri për audiencën e saj? "Vakuumi i stomakut".
Si bëhen këto ushtrime?
Më 17 prill, Brennecke ndau një tutorial "vakum në stomak" duke udhëzuar ndjekësit përmes një demo vizuale, e cila ka grumbulluar më shumë se 318 mijë shikime. Ajo rekomandon kryerjen e këtij ushtrimi si gjëja e parë në mëngjes, me stomakun bosh.
Filloni duke nxjerrë të gjithë ajrin nga mushkëritë tuaja.
Lëvizni kërthizën në drejtim të shtyllës kurrizore. Brennecke përdor analogjinë e ecjes në një liqen ose pishinë të ftohtë për të kontraktuar muskujt e barkut.
Mbajeni frymën për 10 deri në 15 sekonda, më pas lëshojeni.
Përsëriteni pesë herë; tre-katër herë në javë.
A është e sigurtë kjo metodë?
Disa ekspertë ranë dakord se nuk ka asnjë rrezik të madh në kryerjen e lëvizjes së forcës izometrike. Megjithatë, nëse keni presion të lartë të gjakut, ekspertet paralajmëruan të mos bëni "vakum në stomak", pasi mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut.