Apr 26, 2023
 in 
Flokë

Vaji i rozmarinës, sensacioni i momentit.

N

ëse i hidhni një sy rrjeteve sociale dhe influencers që flasin për bukurinë, do të shihni që të gjithë janë fiksuar momentalisht me vajin e rozmarinës.

Ju mund ta krijoni vet në shtëpi ose ta blini të gatshëm, por një gjë është e sigurtë. Floku juaj nuk do të jetë më i njëjti më pas, por do të shihni versionin më të mirë të tij.

Cilat janë benefitet e përdorimit të vajit të rozmarinës?

Rozmarina konsiderohet si një nga bimët esenciale më të fuqishme në planet! Ajo i takon familjes se mentes. Që në lashtësi, kjo bimë konsiderohej si e  shenjtë nga grekët e lashtë, romakët, egjiptianët dhe hebrenjtë.

Përsa i përket flokëve, vaji i rozmarinës konsiderohet më së shumti si një nxitës i rritjes së flokëve. Ai stimulon rritjen e flokëve duke bllokuar efektet e DHT, një lloj testosteroni që është normalisht përgjegjës për tkurrjen e folikulave të flokëve që mund të çojë në humbjen e flokëve

Vaji i rozmarinës gjithashtu stimulon rrjedhjen e gjakut në folikulat e flokëve,rrit shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese,duke nxitur rritjen e flokëve. Gjithashtu ka veti natyrale anti-inflamatore dhe antimikrobike, duke e bërë atë ideal për të ndihmuar acarimin e shkaktuar dhe zbokthin.

Përveç stimulimit të rritjes së flokëve, vaji esencial i rozmarinës përdoret për të parandaluar thinjat e parakohshme dhe zbokthin.

Kliko linkun per te mesuar me shume rreth benefiteve te ujit te orizit per floket tuaj.