in 
Personazh

Veshjet më të bukura të Kim Kardashian në tapetin e kuq.

K

im Kardashian tashmë konsiderohet si një nga personazhet ikone në botën e modës.E ndjekur nga miliona njerëz, ajo vazhdimisht krijon trende të reja që ndiqen masivisht.Influenca e saj është tashmë e padiskutueshme në botën e të bukurës.

Nga ana tjetër Kim është gjithmonë super e angazhuar për të përcjellë një imazh perfekt dhe shumë të kuruar në të gjitha daljet e saj. Le ti hedhim një sy veshjeve të saj më ikonike në tapetin e kuq.

Annual Grammy Awards 2011

Do të mjaftonte ky fustan që modeli i tij të kthehej në një trend absolut.

Met Gala 2013

Me fustanin e saj tepër të veçantë nga Givenchy, Kim shkëlqeu në Met Gala. Por ai që i bëri njerëzit të mos e harronin kurrë këtë look ishte barku i rrumbullakosur i saj.

Met Gala 2015

Ky fustan i krijuar nga Roberto Cavalli e çoi lojën e fustaneve të Met Gala në një tjetër nivel. Fustani plotësisht me rruaza përfshinte gjithashtu një fund me pupla dhe një shpinë të hapur.

Met Gala 2016

Kardashian mahniti në Met Gala 2016 me një fustan futuristik Balmain. Fustani metalik përmbante mëngë të gjata, një të çarë deri në kofshë dhe zbukurime me rruaza.Vëmendje të madhe tërhoqi grimi i saj.

VMAs 2016

Ndoshta Wet Look më i bukur i krijuar ndonjëherë në tapetin e kuq.

Met Gala 2018

Fustani gold u krijua nga Versace. Ai nxirrte në pah bustin e bukur të Kim.

Met Gala 2019      

Kim këtu dukej fiks sikur sapo kishte dalë nga deti. Fustani latex i krijuar nga Mugler ishte një sfidë më vete për tu veshur. Fustani me korse kishte për qëllim t'i ngjante ujit që pikon me zbukurimet e tij të varura me rruaza.

Saturday Night Live afterparty 2021

E gjitha e veshur në rozë nga Balenciaga Kim dukej shumë lozonjare.

Premiere of The Kardashians  2022

Ky fustan i ngushtë nga Mugler në nuancat metalike ishte i përzgjedhuri Kim për premierën e serialit të saj.

 Met Gala 2022

Këtë herë Kim mban veshur fustanin legjendar të Marylin Monroe. Ajo ngjalli shumë polemika me pamjen e saj në Met Gala të vitit 2022. Ndërsa zhurma vazhdoi gjatë, Kim tregoi se ndoqi një dietë ekstreme për t'u përshtatur me fustanin.

Met Gala 2023

Kardashian kaloi në tapetin e kuq në Met Gala 2023 në një dizajn të personalizuar Schiaparelli nga Daniel Roseberry.Fustani përmbante 50,000 perla të ujërave të ëmbla dhe 16,000 perla kristali.

Dolce & Gabbana show 2023

Kardashian mbërriti në sfilatën e Dolce & Gabbana në Puglia të Italisë me një fustan ngjyrë kumbulle dhe një pelerinë tafta e cila ishte e lidhur në bel.