jithë ky vit ka qënë i Barbie. Falë super marketingut që iu bë filmit paraprikisht, të gjithë mezi po prisnin premierën e tij. Dhe po, filmi është në kulmin e suksesit të tij në kinema duke arritur deri ne 280 milionë dollarë fitim nga shikimet.
.jpeg)
Gjithë vëmendja momentalisht është mbi personazhin kryesor, Barbie i luajtur në film nga aktorja Margot Robbie. Duhet thënë që aktorja është përshtatur tërësisht me rolin duke shkëlqyer në interpretim.

Një pjesë shumë e përfolur kanë qënë veshjet e saj në film. Ose ndryshe veshjet e Barbiet. Të gjitha të bukura dhe klasike, natyrisht kryeson ngjyra rozë. Le ti hedhim një sy e mos harroni të zgjidhni të preferuarën tuaj.

Gingham Dress.
Ky është fustani simbol i kukullës Barbie. Fustani me rripa ndihet shumë retro me kopset e tij të zbukuruara me perla dhe fundin me vijë A të frymëzuar nga '50. Një hije të bukur i jep ngjyra rozë e ëmbël. Nëse ju duhet një i tillë mund të gjeni diçka të ngjashme në koleksionin e Barbie tek Zara..


Cowgirl suit.
Kjo veshje është frymëzuar nga vitet 70. Kuptimin ja japin aksesorët si çizmet dhe ngjyra rozë e ndezur.


Boiler suit Barbie.
Ky kostum do tju tregojë më serioze se veshja e cowgirl. Nëse gjeni pikërisht ngjyrën e Barbit do ta adhuroni këtë outfit.


Disco Barbie
Në një festë gjigande në Barbieland Margot ka zgjedhur këtë outfit plot shkëlqim. Natyrisht të kombinuar me taka me platformë.

