as vitit 2009 në YouTube mund të shihje Beauty Blogger nga e gjithë bota që shpjegonin , mënyrat e grimit, kombinimet, teknikat. Por nëse duhet të kërkoje në gjuhen shqipe, këto video ishin më të radha, thuajse nuk egzistonin.
Edhe nëse do të gjeje ndonjë, video dhe audio ishin me cilesi të ulet, drita në kushte shtëpie dhe ambjenti minimal.
Por në vitin 2013, më në fund doli një kanal që të tërhiqte menjehëre : Angel Makeup Studio.
Video me montazh profesional, drita studio, dhe një vajze e re që shpjegonte me shumë pasion si të benim grime të bukura dhe kreative.
Ajo quhej Vjosa Metaj, nga Kosova dhe çdo të shtunë sillte një video të re, në një ambjent plot me produkte makeup-i, gjë që ishte e ralle për ne atehere.
Inovative, me pasion dhe e gatshme të investonte në punën e saj.
Kane kaluar 6 vjet dhe ajo nuk bën më tutorial në YouTube, por nuk ka humbur asnjë nga elementet që e karakterizonte. Gjatë kësaj periudhe ka vazhduar punën e saj duke u specializuar në microblanding- in e vetullave dhe fushat e tjera të estetikes.
Mesa duket, dëshira e saj për të sjell risi në tregun e bukurise nuk ka ndaluar, pasi Vjosa vjen me 18 tetor me një studio- akademi bashkohore , moderne dhe unike ne llojin e saj.
Nga dyer të hekurta, të larta dhe të errëta ju hapet një parajsë bukurie , ku çdo kush mund të gjej bukurine e një engjelli.
Në këte projekt kaq të rëndesishem, ka përfshire edhe një tjëter emër shume premtues në industrinë e kozmetikes, Rona Nushi, krijuesja pejane e markes shqiptare Bees& Trees. Nga aq sa kanë treguar në story-t e tyre Rona do të merret me pjesen e trajtimeve specifike të fytyres.
Inagurimi bëhet sot dhe nga neser mund të vizitoni ambjentet e krijuara me kaq kujdes.
Ju urojmë shumë suksese goca.