May 12, 2023
 in 
Personazh

Zbuloni kush është gruaja e vitit!

S

hakira është shpallur gruaja e vitit.

Këngëtarja mori çmimin "Mujer del Año" ose "Gruaja e Vitit" në eventin Latin Women in Music të Billboard të shtunën dhe mbajti një fjalim prekës.

“Nuk ka shumë rëndësi nëse dikush është besnik apo jo;ajo që me të vërtetë ka rëndësi është nëse vazhdoni të jeni besnike ndaj vetes”, tha ajo, duke aluduar për ndarjen nga partneri i saj prej kohësh dhe babai i fëmijëve të saj, Gerard Piqué.

Të dy u ndanë vitin e kaluar, pas gati 12 vitesh së bashku, pas raportimeve se futbollisti profesionist ishte jobesnik. Menjëherë pas kësaj, ai doli publikisht me të dashurën e tij të re dhe Shakira publikoi tre super hite të top-listave për ndarjen te cilat kane qene kenget me te klikuara te momentit.

Duhet thënë se ky vit ka qënë vërtet viti i Shakirës. Shkëlqimi i saj në karrierë, pamja e saj gjithmonë në formë dhe super e kuruar e gjithashtu dhe shembulli që dha duke qënë një grua e pavarur dhe e fortë bënë që të gjithë ti kishin sytë nga ajo këtë periudhë.

 

Kliko linkun per te lexuar me shume rreth Met Gala te ketij viti.