Jun 6, 2023
 in 
Thonjë

Zbuloni se çfarë thotë ngjyra juaj e thonjve për ju.

T

ë fiksuara pas ngjyra të lehta që nuk bien shumë në sy apo të dashuruara me ngjyrat e forta që bërtasin për vëmendje? Në këtë artikull do të lexoni se çfarë tregon ngjyra juaj e thonjve për karakterin tuaj dhe cilësitë që ju personifikojnë.

NEON - Ju pëlqen të festoni, të shkoni në festivale. Argëtoheni gjatë gjithë ditës. Jeni të dashuruara me pistën e vallëzimit. Vera është e gjitha për ju. Ju dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes.

E KUQE – Jeni të sigurta,klasike, të forta, të pavarura dhe gjithashtu ju pelqen të flirtoni. Por e kuqja do të thotë edhe agresion. Mos i mbani ndjenjat tuaja brenda vetes, shkruajini ato ose flisni me mikun tuaj më të ngushtë ose me anetaret  e familjes.

E VERDHA – E gëzuar edhe e ngrohtë. Nuk keni frikë të bini në sy. Ju ngjallni lumturi dhe energji. Është ngjyra më e lumtur në spektrin e ngjyrave.

PORTOKALLI – Jeni miqësore, të gëzuara dhe të sigurta. Por është gjithashtu ngjyra e zhgënjimit.

BLU - E besueshme, intelektuale, me logjikë të fortë,e qetë. Këto janë fjalët tuaja kyçe. Blu është ngjyra e mendjes, na ndikon mendërisht. Por bluja është ngjyrë e ftohtë, joemocionale dhe jo miqësore.

ROZË – Je romantike, e re. Sa më e thellë ngjyra, aq më e apasionuar jeni.

E BARDHË - E pafajshme e qetë, neutrale. Ju jeni person i pastër, ju pëlqen pastrimi dhe organizimi. Higjiena juaj është një nga prioritetet tuaja. Gjithashtu mund t'ju pëlqejë çdo gjë gjeometrike dhe minimaliste.

E Zezë – Jeni të fuqishmemagjepsëse,rebele. Gjithashtu do të thotë rëndim, ftohtësi. Krijon barriera mbrojtëse. Ju dëshironi të ndiheni të sigurt. Ndoshta ju jeni person i mbyllur. Por ngjyra e zezë është shumë në modë kështu që ndoshta ju jeni tepër trendi.

Vjollca - Shpirtërore dhe mbretërore. Ju pëlqen çdo gjë e zbukuruar dhe luksoze. Ju pëlqen gjithashtu harmonia. Jeni të fokusuar në karrierën dhe të ardhmen.

E GJELBËR - Paqësore, e qëndrueshme, harmonike. Nuk ju pëlqen të nxitoni. Hap pas hapi, ju do të shkoni me rrjedhën. Gjithashtu ju pëlqen stili i shkuar ose i viteve '80 dhe '90.

GRI – Ngjyra gri është e vetmja ngjyrë që nuk ka veti të drejtpërdrejta psikologjike. Pra, nëse keni veshur gri, atëherë ju pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe minimaliste.